Heroina e pashme zë vendin e babait dhe mposht turqit”, ishte titulli i një artikulli të New York Times i cili u botua ne vitin 1911.
Bëhet fjalë për “Burrneshën” shqiptare Tringë Smajli, jashtë Shqipërisë e njohur me emrin Yanitza.
Ajo ishte një luftëtare guerile shqiptare e cila luftoi kundër Perandorisë Osmane në rajonin e Malësisë pa mbushur ende 22 vjet.
E lindur më 1880 në Grudë të Malit të Zi, pas vdekjes së vëllezërve të saj, Tringa u bë një burrneshë e betuar, grua e betuar për të jetuar si burrë, në shoqërinë patriarkale të shqiptarëve të Veriut.
New York Times përveç heroizmit të saj, Tringën e përshkruan si “Një grua të re të bukur“.
“Të gjitha gratë shqiptare janë të guximshme dhe janë të trajnuara në vajzëri për përdorimin e armëve të zjarrit.
“Shpesh ndodhë që ato të vriten”, citohet të ketë thënë Tringa kur flet për vajzat shqiptare të trajnuara për të gjuajtur me armë.
“Të shtënat me armë zjarri janë pothuajse argëtimi i vetëm për të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri. Të dy djemtë dhe vajzat mësojnë të gjuajnë kur janë 12 vjeç”, citohet të ketë thënë Tringa në këtë intervistë për New York Time, më 21 Maj të viti 1911.
“Në dasma dhe ahengje argëtohen duke vallëzuar dhe qëlluar, në pagëzime të shtënat janë përsëri argëtimi kryesorë”.
Në këtë Intervistë, Tringa kishte thënë se shqiptarët janë fizikisht raca më e mirë në Europë. Gratë shqiptare ajo i kishte përshkruar me flokë të errëta e me sy ngjyrë hiri.
“Ata janë si skocezët, në shekullin e XVII do të jenë nga raca më e mirë, intelektualisht dhe fizikisht, në Ballkan”, citohet të ketë thënë ajo.
Përveç grave, Tringa kishte folur edhe për burrat. Në këtë intervistë në New York Times ajo i kishte përshkruar burrat shqiptarë si më të mirët në Konstandinopojë, jo vetëm si ushtarë, por edhe si burrë shtetas.
“Faji i tyre për shkak të shkallës së tyre të tanishme të civilizimit, është se ata nuk mund ta kuptojnë idenë e Shtetit. Klani është organizata tyre më e lartë”.
Për Tringën u shkruan shumë këngë, versioni folklorik i heroizmit të saj tregon një zinxhir pak më ndryshe të ngjarjeve. Smajl Martini, udhëheqësi i klanit u rrëmbye në 1911 në Vranjë nga Osmanët dhe trupi i tij nuk u gjet kurrë, duke e detyruar Tringën të zinte vendin e babait të saj.
Tringa u bashkua me kryengritësit dhe u shqua në betejën e Deçiqit (sot qyteti i Tuzit në Malin e Zi).
Ajo mori pjesë në Memorandumin Grek më 23 qershor 1911, ndërsa aktiviteti i saj rebel vazhdoi dhe pas shpallje së pavarësisë së Shqipërisë.
Legjenda e saj jeton në të gjithë Ballkanin, si një nga gratë luftëtare më heroike në historinë e rajonit.
Tringa vdiq më 2 nëntor 1917 dhe u varros në varrezat familjare në Mal të Zi.
Dy vjet më vonë, ushtria malazeze (pjesë e mbretërisë serbo-kroate-sllovene) shkatërroi varrin e saj gjatë një pushtimi në zonë.