Klara Sanduloviq, vajza e Nikola Sanduloviq, dha detaje në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj të atit pak ditë më parë.
Në një intervistë për emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euroneës Albania, ajo theksoi se gjendja shëndetësore e të atit është e rëndë, por megjithatë ende nuk e di saktësisht pasi policia nuk i ka dhënë asnjë informacion për të dhe pse ishte ta vizitonte në burg.
“Babai im ndodhet në burg prej tre ditësh. Shkova në burg ditën e djeshme në mëngjes dhe e pyeta për të ditur se si është gjendja e tij shëndetësore. Ata nuk donin të më thonin asgjë. Një nga policët më tha se i vinte keq, por që nuk kishte të drejtë të jepte informacion për gjendjen e tij shëndetësore dhe pse unë jam vajza e tij. Ata po e mbajnë atë për të fshehur gjendjen shëndetësore që është aktualisht” tha ajo.