Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaVajza e Jakup Krasniqit nga Haga: Pres gjykim të drejtë

Vajza e Jakup Krasniqit nga Haga: Pres gjykim të drejtë

Derisa ish-zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi ndodhet në sallën e gjyqit në Gjykatën Speciale, vajza e tij, Gresa i është bashkuar diasporës shqiptare në protestën në mbështetje të të akuzuarve.

Ajo i ka thënë KosovaPress-it se është në pritje të një gjykimi të drejtë.

“Pres një proces te drejtë, shpresoj që do të jetë një proces i drejtë dhe sa me shpejtë të përfundojë”, ka thënë vajza e Jakup Krasniqit.

Gresa Krasniqi thekson se sot ka emocione dhe ndjenja të përziera.

Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi e Rexhep Selimi kanë dalë sot para trupit gjykues në Hagë ku janë deklaruar te pafajshëm.

Ata ndodhen në parabrugim prej nëntorit të vitit 2020.

Prokuroria pretendon se të njëjtit kanë kryer krime lufte.

Derisa ka filluar gjykimi në Speciale, disa kilometra larg janë mbledhur shqiptarë nga diaspora në një protestë paqesore me qëllim që të tregojnë mbështetjen e tyre për të akuzuarit.

Protestës i janë bashkuar edhe familjarë të të akuzuarve, djali i Kadri Veselit, i Hysni Gucatit e të tjerë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments