Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeUshtria shqiptare ndihmon Britaninë për sjelljen e makinerisë ushtarake në Kosovë

Ushtria shqiptare ndihmon Britaninë për sjelljen e makinerisë ushtarake në Kosovë

Britania e Madhe është një nga vendet e para që ka shprehur gatishmëri për rritjen e trupave ushtarake në Kosovë pas tensioneve në veri që kulmuan më 24 shtator me sulmin terrorist dhe rritjen e forcave serbe në kufi me Kosovën.

Pas 200 trupave ushtarake shtesë, tashmë kanë arritur përmes Portit të Durrësit edhe automjetet ushtarake për ta. Kështu ka bërë të ditur seksioni i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe në Shqipëri.

“Automjetet dhe pajisjet për të mbështetur këtë lëvizje të trupave të Mbretërisë së Bashkuar mbërritën dje në portin strategjik të Durrësit në Shqipëri përpara se të niseshin në veri për t’u takuar me ushtarët tashmë në Kosovë”, kanë bërë të ditur britanikët.

Ata kanë falënderuar Forcat e Armatosura të Shqipërisë për ndihmesën që kanë dhënë për të lehtësuar këtë “lëvizje jetike të furnizimeve në rajon”.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments