Friday, November 1, 2024
HomeLajmeKosovaUshtria e Kosovës me ushtrim fushor `Ujku i Çeliktë”

Ushtria e Kosovës me ushtrim fushor `Ujku i Çeliktë”

Shtabi i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se nga data 3 nëntor deri më 14 nëntor do të realizojë ushtrimin fushorë “Ujku i Çeliktë” ku do të marrin pjesë njësi të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Prandaj bëhet e ditur se do të ketë edhe lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë kësaj periudhe në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

“Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 03-14 Nëntor 2024, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizoj ushtrimin fushorë  “Ujku i Çeliktë”  ku do të marrin pjesë njësi të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës. E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit fushor “Ujku i Çeliktë” , andaj kërkojmë mirëkuptim  nga qytetarët e Kosovës gjatë kësaj periudhe të realizimit të ushtrimit”, thuhet në njoftimin e zyrës për Informim Publik të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments