Kështu ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kanë arritur që të dyfishojmë bashkëpunimin ndërushtarak, që ndër të tjera ka rezultuar me ndërtimin dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të para të komponentës luftarake dhe mbështetjes luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Vizionin e përbashkët e mbështesim në konceptin “smart defense”, me mbështetjen dhe koordinimin e plotë me aleatin tonë jetik SHBA-në, gjithnjë në funksion të përmbushjes së misioneve tona kushtetuese, dhe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së vendeve tona, rajonit tonë dhe botës liridashëse dhe paqedashëse”, ka shkruar ai në Facebook.