Ushtria amerikane po trajnon ushtarët e Kosovës në ShBA për Operacionet e Materialeve të Rrezikshme.
Sipas raportimeve, stërvitja e cila ka zgjaturnjë javë, ka përfshirë Ekipin e Mbështetjes Civile të Gardës Kombëtare dhe Kompaninë HAZMAT të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Ky trajnim është pjesë e Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-së, për të rritur ndërveprimin në mes partnerëve të sigurisë.
Gjatë aktivitetit, ushtarët kosovarë kishin për detyrë të gjenin mjetet shpërthyese, që ishin të fshehura në një dhomë dhe një çantë që përmbante ekspozim radiologjik.
Në raportim është thënë se pjesëtarët nga Forcat e Sigurisë të Kosovës, kanë zbuluar të dhënat që dërgojnë në një mjet shpërthyes, të bërë vetë gjatë trajnimit.
Në raportimin e “thedefensepost”, thuhet se dallimi kryesor në mes kompanisë HAZMAT të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe atyre në ShBA, është se kosovarët nuk kanë asnjë mbështetje HAZMAT.