Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeUshtari britanik që shërbeu në Kosovë, vritet në Ukrainë

Ushtari britanik që shërbeu në Kosovë, vritet në Ukrainë

Një luftëtar vullnetar britanik është vrarë në Ukrainë. Ai një kohë kishte shërbyer edhe në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Jay Morais ishte përfshirë në luftime intensive në rrugët e qyteteve të Donbasit, Severodonetsk dhe Bakhmut.

Legjioni Ndërkombëtar i Ukrainës, forca luftarake shumëkombëshe e krijuar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vitin e kaluar, konfirmoi vdekjen e 52-vjeçarit.

“Me pikëllim, Jay Morais ka vdekur në krye të detyrës”, tha një zëdhënës ndërsa nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme.

Kuptohet se Morais vdiq në një spital në Kharkiv pasi ishte plagosur gjatë përballjes me trupat ruse, raporton thetelegraph.co.uk..

E fejuara e ushtarit të ndjerë, ukrainasja Lidiya Martynova tha se atij iu bë një funeral në Ukrainë me nderime ushtarake ndërsa trupi iu dogj. Gjysma e hirit u vendos në një varrezë në Kiev dhe gjysma tjetër u dërgua tek të afërmit në Britani të Madhe.

Morais më parë kishte kaluar kohë në Legjionin e Huaj Francez, duke shërbyer në Kosovë dhe Bregun e Fildishtë, por para kësaj ka jetuar në Bristol.

Ndryshe, Morais besohet të jetë shtetasi i pestë britanik që ka vdekur ndërsa ishte vullnetar në Ukrainë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments