Monday, January 20, 2025
HomeBotaUshtari britanik që pësoi sëmundje mendore nga lufta në Kosovë dyshohet se...

Ushtari britanik që pësoi sëmundje mendore nga lufta në Kosovë dyshohet se është vetëvrarë

Një veteran i ushtrisë britanike dyshohet se bëri vetëvrasje.

Siç raporton mediumi britanik The Mirror, Alan Forcer mori një letër nga kompania që ofronte shërbime për trajtim të problemeve mendore ‘Combat Stress’, duke thënë se terapia e tij për PTSD ishte hequr për shkak të një shkurtimi të buxhetit ndaj saj, si rezultat i vendimeve të reja të qeverisë.

Ish-gruaja e Alan-it, Claire, 45 vjeç, tha se një gjë e tillë solli atë në një gjendje të keqe – dhe ai u gjet i vdekur katër muaj më vonë.

Alan ishte tetar me Gardën e Coldstream, por vuajti vite me probleme mendore pas detyrës ushtarake në Kosovë.

Siç raporton mediumi britanik, ai iu bashkua forcave britanike në moshën 17-vjeçare. I ndjeri pa trupat e civilëve të vrarë në Kosovë, duke pësuar më vonë stres të rënduar post-traumatik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments