Saturday, November 23, 2024
HomeShëndetësiUshqimet e dëmshme për trurin

Ushqimet e dëmshme për trurin

Truri është gjithë kohës në punë. Ai përkujdeset për mendimet, lëvizjet, frymëmarrjen, rrahjet e zemrës dhe shqisat.

Kjo nënkupton se truri ka nevojë të ushqehet rregullisht dhe në mënyrë të pasur.

Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që të përzgjidhni ushqimet më të mira dhe të shmangni ato që janë me të vërtetë të këqija.

Kjo është shumë e domosdoshme sepse gjithçka që hani, ndikon tek struktura dhe funksionet e trurit por edhe tek humori.

Ushqimet më të këqija për trurin

Në këtë artikull do të zbuloni ushqimet që dëmtojnë funksionet e trurit, veçanërisht nëse konsumohen afatgjatë.

Vaji vegjetal

Këto vajra përmbajnë sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-6, i cili nxit shfaqjen e inflamacionit në tru.

Këto acide janë të shëndetshme për kockat, lëkurën dhe flokët por i bëjnë keq trurit.

Në vend të këtyre vajrave duhet të përdorni alternativa të pasura me acide yndyrore omega-3 që luftojnë inflamacionin.

Këto acide i gjejmë tek vaji i ullirit.

Të skuqurat

Ushqimet e skuqura jo vetëm që janë të këqija për peshën por kanë një ndikim negative në shëndetin e trurit.

Studimet tregojnë se njerëzit që hanë shumë ushqime të skuqura kanë mangësi në aftësinë e të nxënit, kujtesën dhe funksione të tjera të trurit.

Sipas studimeve të skuqurat nxisin inflamacionin dhe zvogëlojnë trurin.

Pijet e gazuara

Pijet e gazuara janë të mbushura me sheqer përmbajnë fruktozë, që rrit rrezikun e sklerozës në tru.

Sasitë e mëdha të sheqerit shkaktojnë dëmtime të shumta nervore.

Drithërat e rafinuar

Buka e bardhë, orizi, makarona, drithërat dhe sheqerit janë disa prej karbohidrateve që nuk duhet t’i hani me tepricë dhe të cilat duhen shmangur në të mirë të trurit.

Këto ushqime përthithen shumë shpejt në gjak duke rritur nivelin e sheqerit dhe insulinës.

Alkooli

Ekspertët sqarojnë se një gotë me verë të kuqe që pihet rrallë, është e shëndetshme për organizmin.

Megjithatë, sasitë e tepruara të alkoolit mund të jenë toksike për strukturën dhe funksionet e trurit, pavarësisht moshës.

Sasia e rekomanduar e alkoolit është një gotë në ditë për gratë dhe vajzat dhe dy gota në ditë për burrat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments