Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeUSAID ia ndanë edhe 32 milionë dollarë Kosovës

USAID ia ndanë edhe 32 milionë dollarë Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njofton se USAID ka ndarë edhe 32 milionë dollarë shtesë për Kosovën në kuadër të Grantit për Objektivat Zhvillimore

Osmani thotë se sot bashkë me drejtoren e USAID Kosovo, Zeinah Salahi e në prezencë të Ambasadorit Amerikan Jeffrey Hovenier, ka nënshkruar amandamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky amandament, sipas Osmanit “parasheh fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve. Në këtë mënyrë, granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollarë”.

Tutje ajo shkruan se mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është “dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse”.

Postimi i saj:

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/pfbid02GxwJ4cFQR78VDYUbJ9mYcHKhDQMt24AmZFnucmEdB26Phu1m7dgmFN5nGKsqwa1l

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments