Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaUrdhri i pazakontë/ PS do të shtiret sikur Berisha nuk ‘ekziston’ në...

Urdhri i pazakontë/ PS do të shtiret sikur Berisha nuk ‘ekziston’ në Kuvend

Një urdhër i pazakontë do të aplikohet në këtë legjislaturë nga deputetët e Partisë Socialiste pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gazetarja Esiona Konomi raportoi sot se grupi parlamentar i PS ka marrë urdhër nga “kupola” që të injorohet çdo deklaratë e Sali Berishës në Kuvend, duke bërë që deklaratave të tij të mos iu bëhet jehonë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të grupit dhe u provua me daljen e kryeministrit Edi Rama përballë gazetarëve, i cili iu shmang totalisht pyetjeve të mediave për Berishën.

Mesa duket Edi Rama po e shijon këtë situatë ku jo më pak se një javë më parë e quajti Berishën një dhëmballë të prishur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments