Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaUran Ismaili zotohet për tejkalimin e vështirësive për personat me aftësi të...

Uran Ismaili zotohet për tejkalimin e vështirësive për personat me aftësi të kufizuara

Mbështetja e shërbimeve sociale për fëmijë dhe të rritur me aftësi të kufizuara, krijimi i ambienteve të qasshme për ata, përfshirja e organizatave të personave me aftësi të kufizuar në proceset dhe planet zhvillimore të Prishtinës, janë premtimet e kandidatit të PDK-së për të parin e kryeqytetit, Uran Ismaili, për të cilat u zotua sot me rastin e vizitës në HANDIKOS.

 

Me këtë rast, Ismaili tha se me organizimin e aktiviteteve të shumta për promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, vitin 2022 do ta shënojnë si vit të personave me aftësi të kufizuara.

Pasi u informua nga përfaqësues të HANDIKOS-it, lidhur me sfidat dhe kërkesat e personave me aftësi të kufizuara, ai tha se me të si kryetar në kryeqytet, do të ketë qasje të barabartë për të gjithë qytetarët e Prishtinës.

“Sot jemi në HANDIKOS, ku jemi kontaktuar dhe na është kërkuar që të bëjmë zotimet tona edhe në relacion me personat me aftësi të kufizuara, natyrisht jemi përgjigjur shumë pozitivisht duke e ditur që është e drejtë e qytetarëve tanë që të kenë një lëvizje të lirë nëpër qytet, të mos iu nënshtrohen vështirësive, të cilat pastaj shtojnë paragjykimet, rëndojnë edhe gjendjen e tyre emocionale dhe fizike”, tha ai.

Kandidati i PDK-së për kuvendin komunal, Fahri Krasniqi, falënderoi Ismailin dhe PDK-në për mundësinë e dhënë, në mënyrë që të përfaqësojë zërin e personave me aftësi të kufizuara.

“E kisha falënderuar PDK-në dhe Uranin që më kanë dhënë hapësirë me qenë zëri i personave me aftësi të kufizuara. Unë si aktivist jam mundu në jetën time me qenë zëri i personave me aftësi të kufizuara, duke lobuar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, për liri të lëvizjes, për të drejtat si çdo qytetarë tjetër”, tha ai.

Kurse, drejtori i HANDIKOS-it, Afrim Maliqi tha se kërkuan nga Ismaili që qasja të barabartë dhe e bazhuar në të drejtat e njeriut.

“Ne kërkuam që qasja të jetë e bazuar në të drejtat e njeriut, duke kërkuar siç e përmendëm, lëvizjen e lirë, krijimin e qasshmërisë, por njëkohësisht edhe mbështetjen e shërbimeve sociale që ofrohet në këtë qendër, e të cilat do të duhej të ishin obligim dhe përgjegjësi e komunës së Prishtinës. Kjo mund të bëhet përmes kontraktimit dhe marrëveshjes mes nesh dhe komunës në të ardhmen”, tha Maliqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments