Kandidati për Kryetar të Prishtnës, Uran Ismaili, ka vazhduar me nënshkrimet e zotimeve nëpër lagje të Prishtinës.
Sot, ai ka nënshkruar zotimet në lagjen e tij, aty ku është rritur, në Bregun e Diellit.
Për këtë lagje, Ismaili është zotuar se deri në dhjetor të vitit 2024 do të ndreqen shumë punë, konkretisht parking për çdo familje, ndërtim i shtigjeve për biçikleta, shtim të hapësirave gjelbëruese, largim të problemit me qentë endacakë, etj.
“Zotohem se deri në Dhjetor 2024 bashkë do t’i ndreqim këto probleme”, ka thënë Ismaili.
Lista e plotë e zotimeve të Uran Ismailit për Bregun e Diellit:
Pastërti e ndriçim efiçient në çdo pjesë të lagjes
Parking për çdo familje
Largim i problemit të qenve endacakë
Shtim i brezave gjelbërues dhe hapësirave sportive
Ndërtim i shtigjeve për biçikleta dhe ndërlidhje e tyre me lagjet e tjera
Ulje e shpejtësisë së vozitjes brenda lagjes në 30 kmph
Shtim i pikave grumbulluese të mbeturinave dhe shportave të rrugës
Lidhje me lagjen Mati me ura apo nënkalime për këmbësorë e çiklistë në disa pika
Investim në hyrje të ndërtesave përmes Ndërrmarrjes Publike Banesore
Rregullim i platosë te banesat e bardha
Shtrim i rrjetit të Termokoss te banesat e bardha
Gjelbërim dhe mirëmbajtja e të gjitha hapësirave semi-publike
Emërim i kopshtarit të lagjes
Realizim i parkut për qentë
Trajtim i strehimores te banesat e Ontex-it
Rregullim i stadionit të vjetër të lojërave te blloku i parë.