Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaUran Ismaili mblodhi më së shumti vota në gjithë historikun e PDK-së...

Uran Ismaili mblodhi më së shumti vota në gjithë historikun e PDK-së në Prishtinë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Prishtinë, Uran Ismaili ka arritur të grumbullojë 21.64% të votave në zgjedhjet e djeshme të mbajtura në vend.
Saktësisht Ismaili mblodhi 18 mijë e 119 vota në zgjedhjet lokale të zhvilluara dje.

 

Saktësisht Ismaili mblodhi 18 mijë e 119 vota në zgjedhjet lokale të zhvilluara dje.

Por kjo nuk është e tëra pasi Uran Ismaili ka mbledhur më së shumti vota në historikun e PDK-së në kryeqytetin e Kosovës.

Edhe pse nuk arriti që të fitojë këtë garë, Uran Ismaili shfaqi një realizim tjetër të fushatës zgjedhore dhe të asaj çfarë paraqiti në kuadër të zgjedhjeve lokale.
Falë kësaj, Uran Ismaili doli edhe më i votuari i PDK-së ndonjëherë në Prishtinë.

Kësisoj edhe vetë Uran Ismaili deklaroi mbrëmë se një frymë e re doli në pah në Prishtinë.

Edhe pse u radhit i treti me radhë në kuadër të kandidatëve të Prishtinës, duhet përkujtuar që PDK-ja ndër vite pati rezultatet të dobëta në Prishtinë, e që zor se mund t’i afrohej ndonjëherë vendit të parë.

Ne vitin 2009, kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Astrit Salihu kishte marre 8 mijë e 427 vota ose 12.2 për qind.

Në zgjedhjet e vitit 2013, kandidati i PDK-së për kryetar komune, Agim Çeku, kishte marre 9 mijë e 382 vota ose 10%.

Në vitin 2017, me Lirak Çelajn ,PDK kishte marre 5.128 vota ose 5.8% ndërsa, në vitin 2007, kandidati i PDK-së, Fatmir Limaj kishte marrë 12 mijë e 361 vota ose 19.3 për qind.

Kurse në këto zgjedhje të zhvilluara së fundi, Uran Ismaili arriti ta bëjë PDK-në faktor determinues në Prishtinë. Madje fushata e tij është vlerësuar si më kreativja dhe më e mira e realizuar ndonjëherë në vend.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments