Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaUran Ismaili: Kandidatët tjerë janë të deleguar, unë nuk i përgjigjem askujt...

Uran Ismaili: Kandidatët tjerë janë të deleguar, unë nuk i përgjigjem askujt për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë se në këto 20 vjet Prishtina është bërë qytet i të gjithave, kryesisht automjeteve por më së paku i qytetarëve.

 

“Prishtina është bërë qytet i automjeteve, jo i qytetarëve. Prishtina është bërë qytet i betonit, ndërtimit e mbindërtimeve, jo i hapësirave të gjelbërta.”, ka thënë Ismaili.

Më tej, ai ka thënë se gara e tij do të jetë që ta bëjë Prishtinën qytet të jetueshëm për Prishtinali.

“Prishtinën duhet ta bëjmë së pari qytet të jetueshëm për prishtinali. Qytet të pastërt, të gjelbër e digjitale.”, ka thënë Ismaili në Klan Kosova.

Duke folur për dallimin e tij me kundërkandidatët tjerë, Ismaili ka përmendur disa gjëra.

“Unë nuk shtyj asnjë interes tjetër. Unë nuk i përgjigjem askujt tjetër për Prishtinën. Vetëm qytetarëve të Prishtinës. Nuk mundet askush të më thërras në telefon dhe të më thotë kryje një punë për interes të partisë. Unë nuk mendoj se të tjerët e kanë atë mundësi. Të gjithë të tjerët janë të deleguar.”, ka thënë Ismailli.

Më tej, Ismaili ka thënë se gjatë ditëve në vijim do të bëjë publike të gjithë emrat e drejtorëve të tij – duke u bërë me dije atyre se për kënd do të votojnë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments