Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaURA NË GJENDJE TË KEQE, U SHËRBEN 25 FSHATRAVE TË GJAKOVËS

URA NË GJENDJE TË KEQE, U SHËRBEN 25 FSHATRAVE TË GJAKOVËS

Banorët e 25 fshatrave të Gjakovës, duhet të bëjnë 10 kilometra shtesë nëse ura e fshatit Rugovë shembet ose mbyllet.

 

Rëra që dikur bllokonte urën  tash gjendet vetëm në skajet e saj.

Komuna e Gjakovës, e kishte vënë zallin për ta penguar kalimin mbi urë, pasi paraqiste rrezik për kalimtarët.

Megjithatë kjo zgjati vetëm 15 ditë.

Banorët e 25 fshatrave që i lidh kjo ura në Rogovë të Hasit, pa pasur zgjidhje tjetër po detyrohen që kalimin ta bëjnë përmes saj.

Ani pse gjendja në të cilën ndodhet paraqet rrezik për ata që qarkullojnë mbi të.

Të qarat shihen kudo në këtë urë.

E rrezikshmëria e saj vërehet edhe më mirë kur je poshtë saj.

E sa në rrezik  janë qytetarët që kalojnë që urë tregojnë vetë ata

Rrezikshmëria e saj rritët edhe më shumë , kur në këtë pjesë ka reshje të shiut.

Kjo pasi që lumi I Drinit të  Bardhë që kalon andej rritët edhe më shumë  e bënë që stabiliteti I urës të jetë I vogël.

Por kur moti është i mirë rreziku është tek mjetet e rënda që kalojnë andej.

E ashtu edhe siç thonë banorët mundësia që kjo urë të qëndrojë në këmbë edhe gjatë është e vogël.

Kështu ky qytetar tregon se çfarë rruge ju duhet të përshkruajnë nëse vetëm ajo shembet.

Urën e vizituan edhe organet kompetente të komunës së Gjakovës, por nuk është ndërmarrë asgjë.

Gjithashtu Hoti që është edhe pronar i një biznesi në këtë zonë thotë se mbyllja ose shembja e urës ndikon direkt në  të ardhurat e tij.

Lidhur me këtë urë T7 provoi të marrë një përgjigjeje nga Komuna e Gjakovës por edhe kryetarit, Ardian Gjini, megjithatë ata nuk ishte i qasshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments