Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaUP nis procedurat t’i pezullojë nga puna 11 profesorët deputetë

UP nis procedurat t’i pezullojë nga puna 11 profesorët deputetë

Profesorët e zgjedhur deputetë do të pezullohen nga puna në universitete.

Kuvendi i Kosovës ka gjithsejt120 deputetë.

Por, emërimi si deputet i ka vënë pranë një dileme 11 prej tyre.

Ata duhet të zgjedhin nëse dëshirojnë të jenë deputetë, apo profesorë universitar në Universitetin e Prishtinës.

Kjo pasi rektorati i UP-së , tashmë ka marrë vendim që profesorët e zgjedhur deputetë do të pezullohen nga puna.

E këtë vendim si të çuditshëm po e sheh Albena Reshitaj.

Reshitaj që ligjëron 4 lëndë në Universitetin e Stomatologjisë, thotë se pezullimi i saj nga puna si profesoreshë do të pezullojë mësimin e studentëve.

E mes profesionit të deputetit dhe atij të profesorit universitar, e pati të vështirë të zgjedhë edhe Fitim Uka që është profesor në fakulteti Filozofik.

Ky i fundit zgjodhi Kuvendin, e për këtë ka një arsye.

Deputetët tjerë që morën të njëjtin vendim janë edhe Enver Hoxhaj, Ardian Kastrati, Eliza Hoxha, Kujtim Shala, Avdullah Hoti,  Hikmete Bajrami,  Ferat Shala dhe Shemsedin Dreshaj.

Nga Universiteti i Prishtinës në një përgjigje për Telvizionin kanë thënë se procedurat për pezullimin e punës së 11 profesorëve të Universitetit të Prishtinës tash kanë nisur.

Ndërkaq, janë në pritje që të njëjtit t’i angazhojë si bashkëpunëtorë të jashtëm pasi largimi i tyre do të rrezikojë procesin mësimor në këtë viti akademik.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments