Ukshin Ismaili është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Spitalit të Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar Ismaili.
Ai ka thënë se sot zyrtarisht ka pranuar detyrën e re.
“Po nga dje jam emëruar u.d dhe sot zyrtarisht kemi bërë pranim-dorëzimin”, ka thënë ai.
Ismaili ishte drejtor klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, ndërsa ka pranuar detyrën e u.d drejtorit nga Nisret Hajrullahu.