Saturday, November 23, 2024
HomeBotaUkraina publikon shifrat tmerruese: 71 fëmijë të vrarë për 15 ditë!

Ukraina publikon shifrat tmerruese: 71 fëmijë të vrarë për 15 ditë!

Qeveria e Ukrainës ka publikuar statistikat e fundit mbi numrin e fëmijëve të vrarë dhe të plagosur që nga fillimi i invazionit rus 15 ditë më parë.

Sipas Ukrainës, 71 fëmijë janë vrarë për 15 ditë, dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Vetëm në Zhytomyr, një sulm ajror ka vrarë tre fëmijë, ndër ta një vajzë pesë vjeçare dhe dy foshnja të lindur në vitin 2021.

Në fshatin Zhukovsky të Kharkivit, forcat ruse kanë qëlluar për vdekje një djalë 16 vjeçar, ndërsa në fshatin Slobozhanske të rrethit Izium, janë vrarë dy fëmijë si pasojë e granatimeve.

Këto janë vetëm disa nga përshkrimet që Qeveria e Ukrainës ka ndarë, teksa në 15 ditë pushtim, janë sulmuar dhe granatuar dhjetëra çerdhe e spitale të fëmijëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments