Dy avionë rusë, një Su 25 dhe një Su 35, u rrëzuan në rajonin e Kievit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat ukrainase.
Gjithashtu sipas shtypit lokal, forcat ruse kanë nisur një sulm me raketa në Sarny, një qendër në provincën e Rivne, në Ukrainën perëndimore rreth 50 km nga kufiri me Bjellorusinë.
Ndërkohë numri i civilëve që vdiqën në Chernihiv ndërsa ishin në radhë për bukë u rrit në 13.