Monday, November 25, 2024
HomeBotaUkraina akuzon trupat ruse se po përdorin fëmijët ukrainas si mburoja njerëzore...

Ukraina akuzon trupat ruse se po përdorin fëmijët ukrainas si mburoja njerëzore për të luftuar Kievin

Ukraina po akuzon trupat ruse se po marrin peng fëmijë dhe po i përdorin si mburoja njerëzore gjatë ripozicionimit taktik në zonën e Kievit.

“Armiqtë i kanë përdorur fëmijët ukrainas si mburoja njerëzore në lëvizjet e autokolonave të tyre”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, kolonel Oleksandr Motuzyanyk.

Ai sqaroi se këto informacioni i kanë nga civilët vendas.

“Pushtuesit po i përdorin fëmijët si pengje dhe garanci që civilët vendas të mos ua japin koordinatat e armikut mbrojtësve ukrainas”, sqaroi Motuzyanyk.

Motuzyanyk tha se raste kur fëmijët po përdoren si mburoja njerëzore janë raportuar në provinca të shumta në të gjithë vendin.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments