Friday, November 22, 2024
HomeTjeraKuriozitetetUji mund të jetë çelësi për gjetjen e një jetë të re...

Uji mund të jetë çelësi për gjetjen e një jetë të re jashtë Tokës

10 gjëra interesante rreth ujit



Uji mund të jetë çelësi për gjetjen e një jetë të re jashtë Tokës

Përmbushja e nevojës për ujë është një nga gjërat më elementare që sigurohet në planetin Tokë. Pavarësisht se a është gjallesë që jeton në fund të oqeanit apo në shkretëtirën më të thatë, uji e bëri të mundur jetën në Tokë. Për këtë arsye, astrobiologët (shkencëtarët që hulumtojnë për mundësinë e të pasurit jetë në planetë tjera) mendojnë se ‘basti’ më i mirë për të gjetur jetë është kërkimi për ujë.

Pothuajse i gjithë uji i Tokës është në oqeane

Rreth 96.5 % e ujit në Tokë është në oqeane, duke mbuluar 71 % të sipërfaqes së planetit. Vetëm një përqindje e vogël, rreth 0.001 % gjendet në atmosferë. Nëse i gjithë ky ujë bie si shi në të njëjtën kohë, i gjithë planeti do të mbulohej rreth 1 inç me shi.

Shumica e ujërave të ëmbla janë akuj

Vetëm 3.5 % e ujit të Tokës është i freskët – domethënë, me pak kripëra në të. Ju mund të gjeni ujërat e ëmbla të Tokës në liqene, lumenj dhe përrenj, por mos harroni ujërat nëntokësore dhe akullnajat. Mbi 68% e ujit të ëmbël të Tokës është “i mbyllur” në akull dhe akullnaja. Dhe 30 % tjetër në ujëra nëntokësore.

Sasia e kripës në ujë ndryshon

Në një galon (3.78541 l) ujë të oqeanit, ka rreth 1 filxhan kripë. Por ndryshon. Oqeani Atlantik është më i kripur se Oqeani Paqësor, për shembull. Pjesa më e madhe e kripës në oqean është e njëjta lloj kripe që përdoret për ushqimi: klorur natriumi. Uji më i kripur në botë gjendet në Antarktidë në një liqen të vogël me emrin Don Juan Pond.

S’mund ta besoni se sa “gjëra” jetojnë në një pikë uji

Ka shumë të ngjarë që të ketë miliona (po, miliona!) baktere dhe viruse në një pikë të vetme të ujit të oqeanit. Gjithashtu mund të ketë vezë peshku, gaforre, plankton apo edhe krimba të vegjël.

Një sasi e ujit mund të kenë ardhur nga kometat

Materiali shkëmbor që formoi Tokën përmbante sasi të vogla uji. Kometat përmbajnë kryesisht akull. Është e mundur që kometat të kenë bërë shpërndarjen e ujit në Tokë. Do të duheshin shumë kometa për të mbushur oqeanin, por kometat fare mirë mund të kenë dhënë një kontribut të madh.

Është vërtetë e mrekullueshme që akulli noton

Zakonisht kur formohen trupat e ngurtë, atomet afrohen së bashku për të formuar diçka më të dendur. Kjo është arsyeja pse shumica e trupave të ngurtë zhyten në ujë. Por uji i ngurtë, ose akulli, në të vërtetë është më pak i dendur. Kjo është e pazakontë. Molekulat e ujit formojnë unaza kur uji ngrin. E gjithë ajo hapësirë e bën akullin më pak të dendur. Kjo është arsyeja pse ajo noton. Kjo është e shkëlqyeshme sepse fakti që akulli noton e bën të mundur të sasia tjetër e ujit të mbetet e lëngët. Nëse akulli do të fundosej, të gjitha oqeanet do të ngriheshin.

Trupat e njerëzve përmbajnë kryesisht ujë

Një fëmijë i porsalindur është 78% ujë. Të rriturit janë 55-60 % ujë. Uji përfshihet në pothuajse gjithçka që bën trupi ynë. Uji përdoret edhe për të hequr qafe mbeturinat. Ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit. Ai vepron si një amortizues për trurin dhe palcën kurrizore. Të gjitha qeniet e gjalla janë të varura nga uji.

Në bimë, uji sfidon gravitetin

Uji ka një karakteristikë interesante. I pëlqen t’i përmbahet vetvetes dhe gjërave të tjera. Kjo është arsyeja pse uji formon pika të rrumbullakëta. Jo të gjithë lëngjet e bëjnë atë. Kjo “ngjitje” ndihmon në bartjen e ujit nga rrënjët e bimëve deri te gjethet. Molekulat e ujit në bimë kalojnë nëpër  një “tub” të hollë të quajtur xylem, duke mbajtur njëra-tjetrën për muret e tubit. Ato tërhiqen lartë, ndërsa uji avullon nga gjethet në majë.

Uji mund t’i ketë tre gjendje të ndryshme agregate dhe kjo është e çuditshme

Ujin mund ta hasni si: akull (i ngurtë), të lëngshëm dhe si avull (në gjendje të gaztë). Kjo është në të vërtetë mjaft e pazakontë. Derisa të gjitha substancat mund të jenë të ngurta, të lëngshme ose gazta, shumë prej tyre ndryshojnë gjendje vetëm në temperatura ekstreme. Ju ndoshta nuk do mund të shihni argjend të lëngët ose oksigjen të ngurtë, sepse pikat e tyre të shkrirjes dhe pikat e ngrirjes janë në temperatura që do të na vrisnin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments