Lexues nga Prishtina kanë treguar herë pas herë shqetësimet e tyre lidhur me këtë.
Mirëpo, kjo sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” ndodh kur ka ndërprerje të planifikuara apo edhe të paplanifikuara të furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të punimeve teknike.
Nga kjo kompani thanë se uji i ujësjellësit Prishtina është 100% i pijshëm.
“Pjesën dërmuese të njoftimeve që i bëjmë për qytetarë kur ka ndërprerje të planifikuara apo edhe të paplanifikuara të furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të punimeve teknike në rrjet e potencojmë që , pasi të vjen uji në krojet tuaja duhet lënë të rrjedhin për pak minuta, ngase përgjatë intervenimeve në linjë/gyp mund të futet rërë brenda dhe deri në shpërlarjen e gypit rekomandohet lënja hapur e rubinetit.
Poashtu në ndonjë vend të lokalizuar, ku ka ndonjë punim privat/individual nga vet qytetarët, ato ne nuk i menaxhojmë, në të kundërtën uji i ujësjellësit Prishtina është 100% i pijshëm, këtë mund të ua vërtetojë edhe IKSHPK”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Sipas KRU “Prishtina” cilësia e ujit është e kontrolluar dhe testuar me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike.
“Cilësia e ujit është e kontrolluar dhe testuar me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike sipas parametrave të cilët janë në Listën A dhe C në Udhëzimin Administrativ Nr.16/2012 për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu.
Një vëllim kaq i madh i punës dhe një kontrollë ditore bazike dhe periodike, bënë që uji i pijshëm të jetë i sigurt 100% .
Qëllimi kryesor i Departamentit të Cilësisë dhe mbrojtjes së burimeve të ujit në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. është organizimi dhe funksionimi i tij si departament për kontrollën e kualitetit të ujit, bazuar në Standardet cilësore aplikative ( U.A.16/2012 ) dhe ato Evropiane (Udhëzimi –Direktiva 98/83/EC) mbi kualitetin e ujit për përdorim nga njerëzit. Kjo direktivë përcakton dallimet në mes të parametrave mikrobiologjik dhe atyre fiziko- kimik. Aplikimi i standardeve është në interes të të gjithë konsumatorëve të Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Podujevës, Drenasit, Graçanicës dhe Impiantit të Trajtimit të ujit në Shkabaj. Departamenti i cilësisë së ujit me planin e tij të monitorimit të brendshëm, ka në procedurë pikë së pari mbledhjen dhe marrjen e mostrave të ujit të përpunuar nga rrjeti i ujësjellësit, aeratorëve, liqeneve, puseve dhe lumenjve.
Përveq kontrollit të cilësisë së ujit ,shërbimi për mbrojtje të burimeve ujore bënë inspektimin dhe vendosjen e shenjave sinjalizuese për zonat mbrojtëse të burimeve të ujit të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2017 për kriteret për përcaktimin e zonave të mbrojtura sanitare të burimeve të ujit që shfrytëzohet për pije”, thuhet tutje në përgjigje.