Saturday, November 23, 2024
HomeSportUEFA mund ta ndryshojë lokacionin e gjysmëfinaleve dhe finales së “Euro 2020”

UEFA mund ta ndryshojë lokacionin e gjysmëfinaleve dhe finales së “Euro 2020”

UEFA ka mundësi të ndryshojë lokacionin e finales dhe gjysmëfinales së “Euro 2020”.

 

E gjitha kjo pasi që në Angli kanë ndryshuar disa rregulla sa i përket karantinës.

Gjysmëfinalet dhe finalja parashihet të zhvillohen në Wembley Stadium të Londrës.

Me rregullin e ri, zyrtarët e UEFA-së, VIP-at, sponsorët dhe gazetarët ndërkombëtarë duhet të hyjnë në karantinë 10 ditore sipas udhëzimeve të Qeverisë britanike.

Kjo është arsyeja përse UEFA po mendon ndryshimin e lokacionit, dhe vetëm “Puskas Arena” në Budapest mbetet i vetmi që ka kapacitetin e plotë.

UEFA po negocion me Qeverinë Britanike që të bëjë përjashtim në këtë rast, por negociatat ende nuk kanë dhënë fryt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments