UEFA e ka shpallur Christian Eriksenin lojtarin e ndeshjes Danimarkë – Finlandë.
Eriksen u shtri pa ndjenja në fushë në fund të pjesës së parë, pasi pësoi sulm në zemër duke frikësuar gjithë botën.
Fatmirësisht, gjendja e tij tani është stabile, teksa është zgjuar dhe po flet.
UEFA ka vendosur t’ia japë Eriksenit çmimin e lojtarit të ndeshjes.
Futbolli është një lojë e bukur dhe Christian e luan atë bukur. Ylli i ndeshjes së sontme është Christian Eriksen. Të urojmë shërim të shpejtë Christian” – u shpreh presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.
"Football is a beautiful game and Christian plays it beautifully," says UEFA President Aleksander Čeferin.
Tonight's Star of the Match is Christian Eriksen. Wishing you a speedy recovery, Christian. #EURO2020 pic.twitter.com/gJPa7P2nAx
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) June 12, 2021
Ndeshja u fitua nga Finlanda me rezultat minimal 0:1, duke marrë përkohësisht primatin në grupin B.