UEFA e ka dënuar Serbinë me 50 mijë euro dhe me një ndeshje pa praninë e tifozëve.
Kjo vjen pasi tifozët serbë bënë thirrje raciste ndaj Kosovës në ndeshjen ndaj Malit të Zi, të luajtur në mars, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
“Gjobitet Federata e Futbollit e Serbisë me 50,000 €, dhe urdhërohet që të luajë një (1) ndeshje shtesë si shoqatë nikoqire me dyer të mbyllura dhe të ndalojë Federatën e Futbollit të Serbisë që t’u shesë bileta tifozëve të Serbisë për ndeshjen e radhës ( 1) ndeshje, për sjelljen diskriminuese të mbështetësve të saj”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.
Po ashtu, Federata e Futbollit e Serbisë u dënua me tre mijë euro tjera për ndezje të fishekzjarreve.
Po ashtu, u dënua edhe Federata e Futbolit e Malit të Zi me 47.500 euro për atë ndeshje.