Rendimenti i sivjetmë i grurit vazhdon të jetë temë këtë verë. Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, foli për disa të dhëna mbi mesatarën dhe me përqindjen e paraqitur nuk u pajtuan disa bujq.
Naim Bytyqi, udhëheqës i fushatës së korrje-shirjeve në Pejë, tha në Frontal të T7 se të dhënat e ministrit janë më të larta nga ajo çfarë ai thotë se po e sheh në terren.
“Unë nuk kam asgjë kundër tij. Statistikat e tij mu kanë dukur të larta, andaj e kam kundërshtuar”, tha ai.
Bytyqi tha se pas 3-4 muajsh “do të dalë e vërteta”.
“Dua ta sqaroj një gjë. Meqenëse ministri na akuzoi se deklaratat tona përbëjnë rrezik kombëtar, kjo është hera e fundit që prononcohem për çështjen e grurit. Mirëpo a përbën rrezik e vërteta apo fshehja e së vërtetës, këtë do ta shohim në 3-4 muajt e ardhshëm. Atëherë do të dalë e vërteta”, tha Bytyqi.