Më 11 nëntor 2023 u mbajt Festivali i 20-të Ndërkombëtar “Imazhi Shqiptar”, në Pallatin e Kulturës “Dardania”, Tropojë, Shqipëri.
Të pranishëm ishin figura politike,intelektuale e atdhetare të mbarë trojeve shqiptare.
Aty u fol për veprimtarinë mbresëlenese patriotike atdhetare të familjes së ALI BAJRAKTARIT,njërit nga trashigimtarët e familjes famëmadhe te BAJRAKTARIT TE GASHIT TE GURIT,të Tropojës legjendare.
Familjes i u dorzuan vleresime,nga Nenkryetari i Bashkise Tropoje,nga ish Kryeministri i Kosoves Haradinaj si dhe nga Imazhi Shqiptar dhe Federata e Paqes Universale dhënë nga Prof.Astrit Memia.
Veprimtaria ishte shembullore.Ajo u realizua nen kujdesin e familjes BAJRAKTARI si dhe Prof.Dr.Astrit Memia.Ajo i hapi rrugen edhe familjeve te tjera,te medha te Shqiperise,per te sjelle para opinionit shqiptar, vlerat e tyre atdhetare e kulturore,ne shekuj.
Filmi dokumentar kushtuar Bajraktarit te Gashit,realizuar nga regjizori Engjell Ndocaj la mbresa te jashtezakonshme.

