Sot në prani të Komisionit të Garave është bërë tërheqja e shortit për rrethin e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në futboll.
Skuadrat e kualifikuara në raundin çerekfinal kanë mësuar sot kundërshtarët e tyre.
Fillimisht përfaqësuesit e klubeve në emër të presidentit Ademi dhe KE të FFK-së i përshëndeti kryetari i KG-së, Abdyl Bellopoja, i cili njëherësh i njoftojë ata edhe me detajet e shortit.
Pas tërheqjes së goglave u përcaktuan edhe çiftet e këtij rrethi, i cili sjellë përballje mjaft interesante, ku veçohen ato ndërmjet skuadrave elitare, Prishtina-Drenica, Gjilani-Dukagjini dhe Ballkani-Malisheva.
Nga skuadrat e Superligës, Drita pati fatin më të mirë, derisa edhe Ulpiana gjen një skuadër më të lehtë së paku në letër.
Çiftet komplete të 1/8 së finales
Gjilani – Dukagjini
Ulpiana – Arbëria
Ferizaj – Llapi
Prishtina – Drenica
Ballkani – Malisheva
Onix – KEK-u
Fushë Kosova – Drita
2 Korriku – Ramiz Sadiku