Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaU raportua se pati hyrje të xhandarmërisë në territorin e Kosovës, deklarohet...

U raportua se pati hyrje të xhandarmërisë në territorin e Kosovës, deklarohet Policia

Ditë më parë është raportuar se xhandarmëria serbe ka hyrë sërish në territorin e Kosovës, saktësisht në fshatin Karaçevë.

 

Por nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se publikimet e tilla nuk përkojnë me informacionet që ata kanë edhe pas takimit zyrtar në mes të përfaqësuesve të KFOR-it.

“Policia e Kosovës me qëllim, informimin e drejt të opinionit publik lidhur me disa shkrime të publikuara me 07.04.2021 në disa media ku potencohej se, Gjendarmëria Serbe një ditë më parë ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në zonën e Karaçevës, ju informon dhe  njëherit sqaron se;Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit në të gjitha rastet ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe konform autorizimeve ligjore që ka, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, përfshirë edhe mbikëqyrjen dhe patrullimet kufitare sipas mandatit të saj.Shkrimet e publikuara nuk qëndrojnë dhe nuk i përkasin ndonjë informacioni zyrtar, pasi në datën 06.04.2021, është mbajtur një takim zyrtar në mes të përfaqësuesve të KFOR-it, në përbërje prej KFOR-it Amerikan, Turk dhe palës serbe”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se referuar informacioneve zyrtare lidhur me zhvillimet e realizuara në terren vlerësohet se nuk ka të bëjë me hyrje të xhandarmerisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës, por ka të bëjë me realizim të një takimi zyrtar në cilësi të takimeve të rregullta.

“Prandaj konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, Policia e Kosovës do të vazhdoj të jetë e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore ndaj qytetarëve dhe vendit, si dhe informimin e drejt të opinionit publik”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments