Pak ditë më parë futbollisti holandez i dha fund karrierës së tij.
Arjen Robben njoftoi futbolldashësit që i ka dhënë fund karrierës së tij të bujshme si futbollistë në moshën 37-vjeçare.
Futbollisti ka fituar gjithçka çka mund të fitohet me klube, ndërsa periudhën më të ndritur të karrierës e kaloi te Bayern Munich.
Robben, karrierën si futbollistë profesionist e nisi te Groningen në moshën 16-vjeçare, më pas kaloi te PSV, Chelsea, Real Madridi ku në secilin klub luajti nga dy-tri sezone.
Në vitin 2009 iu bashkua Bayernit ku qëndroi plotë 10 edicione, duke fituar trofe të shumtë me ‘Bavarezët’ e në shumicën prej tyre ishte protagonistë me gola e asiste të shumtë.
Verën e vitit 2019 ai vendosi të kthehehet sërish te Groningen ku luajti dy edicionet e fundit, për t’i dhënë fund karrierës së tij të bujshme.
Gjatë karrieres së tij në nibel klubesh ai ka luajtur 614 ndeshje, duke realizuar plotë 209 gola e 166 asistime, dhe duke arritur të fitojë 30 trofe.
Trofetë më të rëndësishëm që ka fituar Robben janë: 1 herë Ligën e Kampionëve, 2 herë Premier Ligën, 8 herë Bundesligën, 1 herë La Ligën.
Ndërsa me Kombëtaren e Holandës ai debutoi në vitin 2003 dhe me ekipin e parë ka zhvilluar 96 ndeshje, duke shënuar 37 gola.