Monday, November 25, 2024
HomeLajmeU lëndua nga çatia e shëmbur e objektit të Komunës së Prishtinës,...

U lëndua nga çatia e shëmbur e objektit të Komunës së Prishtinës, ja çka thotë mjeku intensiv për gjendjen e 23 vjeçares

Pesë ditë më parë, çatia e objektit të ri të Komunës së Prishtinës u rrëzua.

Si pasojë e këtij incidenti, një 23 vjeçare, Elza Ujkani, pësoi lëndime të rënda trupore, për të cilat edhe po merr trajtim mjekësor në Klinikën e Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK.

“Elza është sjellë në mjekimin intensiv pas lëndimeve që ka pësu me rastin e rënies së një pjese të kulmit të Komuna e re. Qysh në natën e parë kur është ardhë, është dashur t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik për shkak të lëndimeve, gjegjësit gjakderdhjes që ka pësu në indin trunor si pasojë e kësaj goditje. Ajo vazhdon të marrë kujdesin në Klinikën e Mjekimit Intensiv Qendror, vazhdon të qëndrojë e fjetur me barna dhe e varur nga aparatura mjekësore” ka thënë Shaqir Uka, nga kjo Klinikë.

Ndiqni më poshtë prononcimin e plotë të tij:

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments