Një familje ukrainase që është larguar nga vendi që është në situatën lufte ka mbërritur këtë të diel në Shqipëri.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në rrjetin social “Facebook” ka postuar një foto të familjes që po strehohet në vendin tonë.
“Ikur nga tmerri i luftës, familja e parë nga Ukraina mbërrin në Tiranë! Mikpritja shqiptare nuk zhgënjen! Uka Farm në Laknas hap dyert për nënën me dy fëmijët e saj”, shkruan Spiropali.