Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeU kthye nga emigrimi në Kavajë për të marrë hakun e vëllait,...

U kthye nga emigrimi në Kavajë për të marrë hakun e vëllait, si nisi “saga” mes dy fiseve për fjalët “pse më sheh”

Autori i dyshuar i vrasjes së Arjan Gosës në Kavajë, pasditen e të dielës që sapo lamë pas shfaqet me një kapuç në kokë.

Habib Rexha ka zbritur nga një automjet tip “Volkswagen”, i maskuar me kapuç, ndërsa pasi ka kryer krimin ai e ka hequr kapuçin.

Ai e ka hequr kapuçin me qëllim që të merrej vesh që ai e mori hakun e të vëllait Altin Rexha, i cili mbeti i vrarë në vrasjen e dyfishtë në muajin mars të këtij viti në Kavajë, ku viktimë mbeti edhe Edmond Gosa. Vrasjet ndodhën më 29 mars të këtij viti për një konflikt banal.

Pyetja “Pse më sheh ashtu” nga Edmon Gosa ka irrituar Altin Rexhën, i cili ka marrë thikën dhe ka plagosur Edmond Grosën. Më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë, duke e lënë të vdekur Altin Rexhën, por edhe vetë Edmond Gosa humbi jetën nga plagët që mori nga plagosja me thikë. Në momentin që Gosa ka qëlluar me armë, në vend ngjarje ka qenë edhe fëmija i Altin Rexhës, i cili ishte futur në një dyqan.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments