Saturday, November 23, 2024
HomeSportU konfirmua se do mungojë tre muaj, reagon Xhaka: Do rikthehem sa...

U konfirmua se do mungojë tre muaj, reagon Xhaka: Do rikthehem sa më parë

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka do jetë për plotë tre muaj jashtë fushës.

 

Shqiptari në vikend në fitoren ndaj Tottenham ka pësuar lëndim në ligamentet e gjurit të djathtë.

Arsenal para pak orëve konfirmoi se Xhaka do mungojë për tre muaj, derisa tani edhe vetë futbollisti ka shkruar në rrjetin social ‘Facebook’.

“Shërimi nis tani. Do jap gjithçka që të rikthehem në fushë sa më shpejtë të jetë e mundur”.

Kështu, Xhaka tani do humbas edhe ndeshjet e tetorit me Kombëtaren e Zvicrës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments