Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaU gjet i shtrirë në rrugë në lagjen Emshir në Prishtinë, mjekët...

U gjet i shtrirë në rrugë në lagjen Emshir në Prishtinë, mjekët konfirmojnë vdekjen e 29-vjeçarit

Ditën e sotme një person është gjetur i shtrirë në rrugë në lagjen Emshir në Prishtinë. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, por më pas mjekët kanë konstatur vdekjen e tij. Viktima është mashkull 29-vjeç.

Këto informata i konfirmoi  zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar (shtrirë në rrugë), në lagjen Emshir në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët e kanë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku rreth orës 11:00, kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull , 29 vjeç”, tha Ahmeti.

Hetimet për vdekjen e tij kanë nisur nga organet kompetente.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments