Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaU.D ministrja e Shëndetësisë diskuton me deputetet për kancerin e gjirit

U.D ministrja e Shëndetësisë diskuton me deputetet për kancerin e gjirit

U.D ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku ka pritur sot në takim Grupin e Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, deputetet: Tinka Kurti dhe Albana Bytyqi, kryetaren e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe drejtoreshën ekzekutive të Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjiri “Jeta Vita”, Nafije Latifi.

Gjatë takimit, sipas MSH’së janë këmbyer informacione me aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të Muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, rritjen e kapaciteteve për t’u mundësuar grave që në mënyrë permanente të kryejnë vizita diagnostike me ultratingull dhe mamograf, si dhe aktivitetet që për qëllim kanë informimin dhe ndërgjegjësimin e tyre për parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Në takim u vlerësua se në këtë betejë të vështirë, por jo të pamundur, bashkëpunimi dhe ndërveprimi multidimensional mbeten arma e përbashkët të cilën duhet shfrytëzuar në përkrahjen e grave në parandalimin dhe trajtimin  me kohë të kancerit të gjirit”, thuhet nga MSH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments