Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaTurqia, vendi nga i cili Kosova importoi më së shumti gjatë vitit...

Turqia, vendi nga i cili Kosova importoi më së shumti gjatë vitit 2023

Dogana e Republikës së Kosovës gjatë vitit 2023 ka grumbulluar nga tatimet doganore mbi 1.6 miliardë euro, rreth 135 milionë euro apo 9.5 për qind më shumë se sa në vitin paraprak, ka njoftuar ky institucion, raporton Anadolu.

Në një konferencë për media ku u shpalosën të dhëna të Doganës për vitin 2023, drejtori i këtij institucioni, Agron Llugaliu, tha se dogana është duke shënuar rezultate pozitive edhe sa i përket luftimit të ekonomisë joformale dhe mbrojtjes së shoqërisë nga mallrat e ndaluara.

“Të hyrat nga Dogana këtë vit tejkalojnë të hyrat për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar me 135 milionë euro apo 9.5 për qind më shumë se në vitin 2022”, theksoi Llugaliu.

Ai tha se edhe raporti i fundit për Kosovën nga Komisioni Evropian ka theksuar performancën e mirë të Doganës së Kosovës në disa fusha të rëndësishme, ku është veçuar performanca e mirë në luftimin e krimit të organizuar dhe kontributi në kuadër të reformave të Qeverisë në luftimin e ekonomisë joformale.

Sa i përket mallrave të importuara nga jashtë, ato kanë shënuar rritje sipas drejtorit, me mbi 5 për qind.

“Mallrat të importuara për këtë vit janë 5.8 miliardë euro, apo 5.46 për qind më shumë se në vitin 2022”, theksoi Llugaliu.

Sipas të dhënave, Turqia gjatë këtij viti është vendi nga i cili Kosova importoi më së shumti mallra, apo gjithsej 792 milionë euro import kanë ardhur nga Turqia, ndërkaq Gjermania renditet e dyta dhe Kina e treta.

Turqia ishte vendi nga i cili Kosova importoi më shumë edhe gjatë vitit 2022 me mbi 744 milionë euro import.

Marrëveshja që përcakton tregtinë e lirë ndërmjet Kosovës dhe Turqia hyri në fuqi në vitin 2019.

Në konferencë mori pjesë edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili në fjalën e tij tha se Dogana po bën punë të shkëlqyer në mbushjen e buxhetit dhe luftimin e kontrabandës e korrupsionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments