Friday, November 22, 2024
HomeBotaTurqi: Përdoret gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e ”1 Majit”, arrestohen...

Turqi: Përdoret gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e ”1 Majit”, arrestohen dhjetra persona

Autoritetet turke kanë arrestuar dhjetra protestues në Stamboll teksa u përpoqën të shënonin 1 Majin kundër një ndalimi të vendosur nga qeveria për shkak të kufizimeve të COVID-19.

Të paktën 100 protestues u arrestuan ndërsa u përpoqën të arrinin në sheshin “Taksim” dhe hapësira të tjera publike në qytet, shkruan Euronews.

Nëpër fotografi shihen se si policia përdorte gaz lotsjellës kundër protestuesve.

1 Maji është shënuar në shumë vende si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Dita e Punës – ose thjesht 1 Maji – teksa është një festë publike në disa kombe, përfshirë Francën.

Mirëpo, në Turqi kjo ditë sjellë tradicionalisht kritikë ndaj qeverisë në rrugë.

Shoqata e Avokatëve Bashkëkohorë të Stambollit i tha AFP-së se numri i arrestimeve mund të jetë deri në 170 persona.

Kujtojmë se Turqia ka një bllokim të rreptë që nga 29 prilli teksa po përballet me valën e tretë të COVID-19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments