Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel ka folur për transferimin e Romelu Lukakut.
Menaxheri i Chelseat Thomas Tuchel ka folur për përforcimin veror, Romelu Lukakun.
Tuchel ishte duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes hapëse të Premierligës, të cilën “The Bleus” do ta luajnë kundër Crystal Palace.
Gjermani vlerësoi lartë karakteristikat e Lukakut, duke thënë që me shpejtësinë dhe forcën e tij do t’i ndihmojë skuadrës në sulm.
“Ne jemi shumë të lumtur që Romelu u rikthye në klub, ai është një përforcim i madh për ne”, tha ai.
“Me shpejtësinë e tij dhe fuçinë, mendoj që do të jetë një faktor i madh për ne”, shtoi ai.
“Ai është një djalë modest, një lojtar ekipor që ia dëshiron të mirën Chelseat. Ne mendojmë që ia vlejti që shpenzuam në të”, deklaroi Thomas Tuchel.