Sunday, January 19, 2025
HomeSportTuchel flet për situatën e katër mbrojtësve që u skadon kontrata në...

Tuchel flet për situatën e katër mbrojtësve që u skadon kontrata në verë

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel nuk është i shqetësuar për situatën e katër yjeve të skuadrës, duke insistuar se ata janë në dijeni se sa vlerësohen në klub.

 

Antonio Rudiger, Andreas Christensen, Thiago Silva dhe Cesar Azpilicueta kanë edhe gjashtë muaj kontratë të mbetur në “Stamford Bridge” dhe kanë të drejtë të negociojnë me klubet e Premierligës që nga 1 janari.

Chelsea thuhet se ka avancuar në negociata me Christensen dhe Silva në javën e kaluar, me marrëveshjet që janë afër të finalizohen.

Ndërkohë, Rudiger me shumë gjasa pritet të largohet shkak i kërkesave të larta në pagë, pasi kërkon 200 mijë euro për javë.

Azpilicueta gjithashtu kërkohet nga Barcelona dhe Atletico Madrid, që janë duke provuar ta bindin të rikthehet në Spanjë.

I pyetur nëse është i shqetësuar për situatën e kontratave të katër mbrojtësve, Tuchel theksoi “Jo, jo aq shumë”.

“Mendoj se të gjithë lojtarët e dinë sa i vlerësojmë, rolin e madh që kanë në planet tona dhe prezenca e tyre në skuadër dhe këtë klub”.

“Mendoj që të gjithë janë në dijeni dhe nuk do e gjuajnë këtë gjë aq lehtë”, deklaroi ai.

Chelsea nesër do zhvillojë një ndeshje të rëndësishme dhe jo të lehtë në shtëpi ndaj Evertonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments