Monday, November 4, 2024
HomeTop LajmetTrupat e viktimave të aksidentit pritet të arrijnë rreth orës 12:00, mblidhen...

Trupat e viktimave të aksidentit pritet të arrijnë rreth orës 12:00, mblidhen mërgimtarë për t’i nderuar

Trupat e viktimave që vdiqën në aksidentin tragjik në Kroaci, pritet që të arrijnë në Kosovë sot rreth orës 12:00.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar për T7 nga kompania e funeraleve që po e kryen transportin.

Në vendkalimin kufitar në Vërmicë ka qëndruar gazetarja e T7, Ardita Rashiti, e cila ka biseduar me një mërgimtar, i cili ka dal atje për t’i nderuar viktimat.

Mërgimtari Mentor Zekolli ka thënë se kjo ngjarje është shumë e rëndë për ta, derisa i ka lutur shoferët që të kenë shumë kujdes gjatë vozitjes.

“Jam vetë gurbetqar e di dhimbjen se kur i ndodh dicka familjes. Pata dëshirë të jem këtu. Një ngjarje e tillë është shumë e randë për neve gurbetqarëve. E dijmë dhimbjen shumë. Një rast shumë tragjik për neve shqiptarëve kudo që janë, dhe i kisha lut shoferat që të kenë shumë kujdes”, ka thënë Zekolli për T7.

Përveç Zekollit, në këtë vendkalim kufitar janë grumbulluar edhe qytetarë të tjerë, të cilët kanë dashur t’i nderojnë viktimat e këtij aksidenti.

Ndryshe, dhjetë veta me prejardhje nga Kosova humbën jetën, kur autobusi me të cilin udhëtonin – nga Frankfurti për në Prishtinë – doli nga rruga në qytetin Sllavonski Brod.

Autobusi me targa të Kosovës po transportonte 67 pasagjerë.

Shoferi u ndalua nga autoritetet kroate në vendin e ngjarjes, ndërsa të martën atij iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Të martën mbrëma, në Kosovë arritën 21 të mbijetuar të aksidentit.

Ata u pritën në aeroportin në Prishtinë nga udhëheqësit e shtetit të Kosovës, ndërsa më pas u shoqëruan nga familjarët e tyre

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments