Sunday, November 24, 2024
HomeBotaTrump sulmon Megan Markle: Një grua manipuluese, Princ Harry do të pendohet

Trump sulmon Megan Markle: Një grua manipuluese, Princ Harry do të pendohet

Ish-presidentit amerikan, Donald Trump  ka bërë deklarata të ashpra në adresë të dukeshës e Sussex, Megan Markle.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij, GB News, Trump është shprehur se Princi Harry ka lënduar në mënyrë të pariparueshme monarkinë.

Trump shkruan se Megan Markle është një person, i frikshëm dhe manipulues, e cila i bën çfarë të dojë Princit Harry dhe synonte që në fillim ta largonte nga familja mbretërore, pasi nuk dukej e denjë për t’u bërë anëtare.

“Unë nuk jam një fans i saj. Nuk isha që në ditën e parë që u bë publike kjo lidhje. Besoj se Princi Harry është bërë objekt i saj dhe në një moment do të pendohet shumë. Ai i ka prishur marrëdhëniet me familjen dhe mbretëreshën”, tha Donald Trump.

Ai shtoi më tej se qëndrimi i dukeshës ndaj mbretëreshës Elizabeth tregonte mungesë respekti dhe e përshkroi sjelljen e saj si të papërshtatshme.

“Ajo nuk e respektoi Mbretëreshën, e cila është një person shumë i mirë dhe gjithashtu një figurë historike. Ajo nuk e respektonte të gjithë familjen mbretërore në përgjithësi dhe Mbretëreshën në veçanti. Edhe fakti që ajo vazhdon të përdorë titujt e saj mbretëror vërteton sa më sipër dhe më bën të mos e pëlqej aspak”, tha ai.

Megjithatë, Donald Trump nuk është i vetmi që nuk i pëlqen Megan Markle , duke pasur parasysh se nga periudha e Megxit e në vazhdim, vlerësimet negative janë më të mëdha. Në veçanti, pas zbulimeve të Princit Harry për tentativën për vetëvrasje që gruaja e tij donte të bënte, gjithnjë e më shumë njerëz e karakterizojnë atë si manipuluese dhe e konsiderojnë largimin e tij nga Buckingham si vendim të saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments