Arsenali ka pësuar humbje 1-0 në udhëtim te Nottingham Foresti, duke ia mundësuar kështu Manchester Cityt të shpallet kampion i Ligës Premier për herë të tretë radhazi.
Pas 19 minutash lojë, Forest kaluan në epërsi me golin e Taiwo Awoniyi.
Ky rast ishte edhe më seriozi në pjesë të parë, me Gunners që nuk arritën të rrezikonin Keylor Navasin për asnjë moment.
Arsenali në 45 minutat e dytë u mundua që të barazonte shifrat, mirëpo ata nuk ia dolën t’i konkretizonin rastet.
Topçinjtë e pësuan humbjen që zyrtarisht e shpall kampion Manchester Cityn, që nesër pasdite përballet me Chelsean në Etihad Stadium.
Pas javës së 37-të, Arsenali gjendet në vendin e dytë me 81 pikë, katër më pak se Citizens që kanë tri ndeshje më pak të luajtura.
Kjo është hera më e afërt që skuadra londineze ju afrua titullit, ndërsa i fundit i tyre mbetet afër 20 vjet më parë (2003/04).
Në anën tjetër, Pep Guardiola ka fituar pesë tituj të Ligës Premier në gjashtë sezonet e tij në Ligën Premier, ndërsa ky është i treti radhazi.