Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeTri koalicione parazgjedhore zyrtarizohen në KQZ

Tri koalicione parazgjedhore zyrtarizohen në KQZ

Deri sot janë deklaruar tri koalicione parazgjedhore, përfshirë edhe atë mes AAK’së, Nismës, Listës Konservatore dhe Forumit Intelektual E-30.

Këtë e konfirmoi për Gazetën Express zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

“Është duke vazhduar periudha për deklarimin e partive politike për formimin e koalicioneve për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Deri më tani KQZ ka pranuar deklarimin e 3 koalicioneve ndërmjet partive politike të regjistruara: 1. Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa Balli, me emrin e koalicionit: PDU – BALLI KOMBIT; 2. Aleana për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, me emrin e koaliconit: AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS, NISMA – NISMA SOCIALDEMOKRATE, LISTA KONSERVATORE, FORUMI INTELEKTUAL – E – 30; 3. Naša Inicijativa dhe Bošnjačka Stranka Kosova, me emrin e koalicionit: NAŠA BOŠNJAČKA KOALICIJA.”

Afati për t’i deklaruar koalicionet parazgjedhore është deri nesër në ora 16:00

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments