Mitrovicasit e kanë nisur me fitore edicionin e ri.
KB Trepça ka arritur të mposht Golden Eagle Yllin me rezultat 72-69.
Çereku i parë i takojë Yllit që e mbylli në epërsi 16-18, megjithatë më pas Trepça arriti të marr kontrollin e ndeshjes duke shkuar në pushim me epërsi 38-37.
‘Minatorët’, vazhduan me lojë të mirë edhe në çerekun e tretë duke qenë në epërsi 62-51.
10 minutëshi i fundit ishte shumë dramatik, megjithatë vendasit u treguan më të vëmendshëm për të fituar në fund me rezultat 72-69.
Më meritorët në suksesin e Trepçës ishin Drilon Hajrizi me 19 pikë, tetë kërcime, katër asistime dhe Samir Zekiqi që shtoi 15 pikë të tjera.
Te Ylli u dallua Erjon Kastrati me 14 pikë, dy kërcime e dy asistime.