Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në Kuvendin e Shqipërisë për tensionin në mes të Kosovës dhe Serbisë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.
Rama teksa ka folur për raportin mes dy shteteve, Rama ka kujtuar fjalët që ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ia ka thënë gjatë vizitës së fundit në Shqipëri dhe mesazhet që ka pasur për klasën politike kosovare dhe thirrjen që të mos humbet shansi i madh i Marrëveshjes mbi planin franko-gjerman.
Kreu i Qeverisë shqiptare ka rrëfyer për tregimin që Clinton ia ka thënë për atë se si Jaser Arafati e kishte refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen më të mirë që ishte hartuar ndonjëherë për Palestinën.
“Kur Klinton erdhi në Tiranë, më tha: Thuaju miqve të mi në Prishtinë të mos e humbin shansin e madh të Marrëveshjes franko-gjermane. Tregoju nga ana ime se si e humbi Jaser Arafati mundësinë e artë të paqes kur e kishte mbi tavolinë e Zyrës Ovale dokumentin e marrëveshjes më të mirë që është shkruar ndonjëherë për atë konflikt. Izraeli tha po. Edhe Jaser Arafati tha po. Unë, tha Klinton i porosita të bëhen gati urdhëresat”, ka thënë Rama në Kuvendin e Shqipërisë,
Rama tutje ka treguar se si më pas Jaser Arafat e ka telefononuar Clintonin për t’i treguar që s’do ta nënshkruaj marrëveshjen dhe për dialogun që ata kanë pasur.
Ai tutje ka treguar se Klinton ka theksuar se Kosova s’duhet të zhgënjej miqtë e saj të ditëve më të vështira dhe të punoj njësh me ta për të bërë paqe.
“Kosova, shtoi kryeçlirtimari i saj në vitin 1999, jo vetëm që s’duhet t’i zhgënjej miqtë e saj të kohëve më të vështira, por duhet të punojë njësh me ta, për të bërë paqe dhe të finalizosh paqen, kërkon edhe më shumë kurajo sesa të nisesh luftën, përfundoi ai”, ka shtuar Rama teksa ka cituar fjalët e ish-presidentit amerikan.