Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaTre të vdekur dje në Kosovë, policia nis hetimet

Tre të vdekur dje në Kosovë, policia nis hetimet

Policia ka nisur hetimet lidhur me raportimet për tri vdekje dje në Kosovë, shkruan Express.

Në Prishtinë, një burrë u gjet dje i vdekur në banesën e tij. Trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.

“Prishtinë NN.  Raportohet se është gjetur pa shenja jete  në banesën e tij viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Edhe në Gjilan një burrë u dërgua pa shenja jete në Qendrën Emergjente. Edhe për vdekjen e tij policia nisi hetimet.

“Gjilan 21.08.2024-19:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për shkak të gjendjes shëndetësore, mirëpo nga mjeku kujdestar ishte konstatuar vdekja e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkaq në Prizren një person u gjet poashtu i vdekur.

“Prizren 21.08.2024-21:45. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësite përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit , trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments