Tuesday, October 22, 2024
HomeLajmeKosovaTre të lënduar në aksidentin në rrugën Klinë-Gjakovë

Tre të lënduar në aksidentin në rrugën Klinë-Gjakovë

Sot rreth orës 16:00 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Volljakë të komunës së Klinës, ku si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Volljakë-Klinë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments